ARKATANA

Tetë muaj burg për shkaktarin e vdekjes së dy fëmijëve shqiptarë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjykata e Linz-it ka dënuar bujkun 55 vjeçar nga regjioni Gmunden me 24 muaj prej të cilëve 8 muaj burg efektiv, pjesa tjetër me kusht.

Nga fundi i korrikut një shofer austriak, pasi ka hyrë në autostradë nga ana e gabuar, ka shkaktuar një aksident në të cilin kanë gjetur vdekjen dy fëmijë (vajza 9 dhe djali 20 vjeç) të një familjeje shqiptare nga Gjermania. Nga forca e goditjes së makinës së shoferit të dehur kishte pësuar lëndime të rënda dhe nëna e dy fëmijëve ndërsa më lehtë ishte lënduar babai.

Pas aksidentit, policia ka konstatuar se shkaktari kishte 1.4 promil alkool në gjak.

Gjykata e Linz-it ka dënuar bujkun 55 vjeçar nga Gmunden-i me 24 muaj prej të cilëve 8 muaj burg efektiv, pjesa tjetër me kusht.

Trupi gjykues ka arsyetuar dënimin e butë me faktin se i akuzuari i ka paguar familjes një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh dhe se ka ndërmarrë një terapi të shërimit nga varësia e alkoolit.

Uji Dea

Ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit në natën fatale. Në të kthyer, pasi kishte vizituar një bordel, ai kishte hyrë me makinë në anën e gabuar të rrugës dhe ishte përplasur me makinën e familjes shqiptare.

“Fatkeqësia është e rëndë, edhe për mua”, ka thënë austriaku para trupit gjykues. Ndërsa gjyqtari ka konstatuar se ai tashmë kishte qenë njëherë i dënuar për ngasje nën ndikimin e alkoolit. “Sikur të kishte nxjerrë mësim nga kjo, dy fëmijë do të ishin ende duke jetuar”, i ka tërhequr vërejtjen gjyqtari.

Vendimi nuk është i plotfuqishëm.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.