UBT

Tetë mësimdhënës gjilanas dyshohen për falsifikim të diplomave

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Gjilan- Në Gjykatën Themelore në Gjilan në departamentin e përgjithshëm ka filluar një proces gjyqësor tejet interesant. Tetë arsimtar gjilanas ndodhen në bankën e të akuzuarve nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”. Të akuzuarit e kanë mohuar veprën derisa avokatët mbrojtës kërkuan që procedura të pezullohet ndaj tyre transmeton rajonipress.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan ka filluar një proces gjyqësor që ka ngjallur interesim, meqë bëhet fjalë për 8 mësimdhënës të shkollave të ndryshme fillore të Komunës së Gjilanit dhe Kamenicës.

Aktakuza e ngritur nga prokurori Shqipdon Fazliu i ngarkon arsimtarët L.D., R.S., J.S., M.S.,Xh.H., N.H., A.H., dhe J.V. se kanë vënë në lajthim Universitetin e Prishtinës e më pas edhe organet kompetente komunale, gjegjësisht Drejtorin e Arsimit në Gjilan.

Të dyshuarit thuhet në aktakuzë e edhe pse e kanë ditur se e kanë kryer SHLP në Gjakovë në mënyrë të kundërligjshme e kanë shtyrë Universitetin e Prishtinës që tua lëshojë diplomat mbi përgatitjen e lartë shkollore kurse më pas dokumentin e tillë të rremë e kanë vënë në përdorim në komunën e Gjilanit dhe Kamenicës duke aplikuar dhe duke u punësuar si mësimdhënës në shkollat fillore “Thimi Mitko” në Gjilan, “Skënderbeu” në Lisockë të Kamenicës, shkolla fillore “Afërdita” në Gadish të Gjilanit, “Nazim Hikmet” në Dobërqan dhe “Rexhep Elmazi” në Gjilan.

FIDANISHTJA

Përfaqësuesi i aktakuzës Ismet Ukshini tha se për këtë proces gjyqësor do të thirren si dëshmitarë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan, përfaqësuesit e SHLP- së “Bajram Curri” në Gjakovë, përfaqësuesi ligjor i UP-së dhe përfaqësuesi ligjor i MASHT.

Pasi u është lexuar aktakuza të gjithë të akuzuarit e kanë mohuar kategorikisht veprën duke thënë se ata të gjitha provimet dhe diplomën në Gjakovë i kanë kryer në mënyrë të rregullt.

Njëri nga avokatët mbrojtës Shemsedin Piraj ka kërkuar nga trupi gjykues që po e kryeson Agim Ademi që të pezullohet rasti ndaj mësuesve.

Gjykimi vazhdon me marrjen në pyetje të përfaqësuesve të Institucioneve gjegjëse ku dyshohet se të akuzuarit i kanë vënë në lajthitje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.