Fundamenti

Tetë aktakuza të ngritura për vjedhje, tregti të ndaluar dhe kontrabandim të mallrave

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 8 aktakuza derisa dominojnë veprat penale Vjedhja, Sulmi, Tregti e ndaluar dhe kontrabandimi i mallrave.

Fundamenti

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale: Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”./rajonipress/