Mobi Casa

Tetë aktakuza të ngritura kundër tetë personave në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale ku dominojë vjedhja e pyllit, mashtrimi dhe vjedhja e shërbimeve.

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

UBT

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”./rajonipress/