Fundamenti

Tetë aktakuza të ngritura, goditen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hidromorava

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna ne familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/