Tetë aktakuza të ngritura dhe tre persona të ndaluar për posedim të substancave narkotike
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast të vetëm, të Premten me datë 29.08.2025 ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për veprën penale :”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” , nga neni 267 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/


