Uji Dea

Tetë aktakuza për kanosje, vjedhje të shërbimeve, kontrabandim i mallrave në Anamoravë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) person për 48 orë, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Eco Higjiena

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (2) personi për veprën penale”Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale”Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/