Fundamenti

Testi i shpejtë i Haradinajt me Listën Serbe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pak ditë pas formimit të Qeverisë së re kryeministri Ramush Haradinaj po ballafaqohet me një test të ashpër në raport me Listën Serbe. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile po e kërkojnë shkarkimin e ministrit Nenad Rikallo nën dyshimet se ka qenë i përfshirë në keqtrajtimet e shqiptarëve gjatë luftës në vend. Njëkohësisht eksponentë të lartë të Listës Serbe ditë më parë kanë vizituar Rusinë, shtet ky që e kundërshton ashpër pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Mosshkarkimi ose mossupendimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikalo (i cili po akuzohet se ka keqtrajtuar shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë), si dhe përkrahja e Rusisë që ia ka dhënë së fundi Listës Serbe për t’i ndjekur politikat e saja, paraqesin testin e parë për qeverinë “Haradinaj”.

Kjo po dëshmon njëherësh edhe varësinë e Qeverisë së re nga Lista Serbe.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike, të cilët thonë se Rikalo së paku duhet të suspendohet në mënyrë që të dëshmohet e kundërta, që Qeveria nuk është e varur nga Beogradi, shkruan tutuje “Zëri”.

ARKATANA

Ndërkohë, zyrtarë të partisë së Vladimir Putinit, pas mbështetjes që ia kanë dhënë Listës Serbe në Moskë, kanë thënë se çështjet në Kosovë tash e tutje do të zgjidhen në bashkëpunim me subjektin më të madh politik të serbëve në vend.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e dy blloqeve opozitare, të LVV-së e LA-së, kanë konsideruar se Qeveria duhet ta shkarkojë sa më parë ministrin serb Rikalo, përderisa vetë Haradinaj para pak ditësh ka bërë të ditur se ka marrë të dhënat nga të gjitha organet e drejtësisë, të cilat, siç ai ka thënë, nuk kanë dëshmuar se Rikalo ka të kaluar kriminale.

E ky i fundit ka mohuar kategorikisht akuzat e bëra në drejtim të tij, me ç’rast ka thënë se tërë këto po bëhen për ta rrëzuar Qeverinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.