UBT

Testi i opozitës së përçarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Protesta e 14 majit e paralajmëruar nga dy partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, pa mbështetjen e “Vetëvendosjes” po shihet si test i tyre jo vetëm përballë pushtetit, por edhe vetë opozitës.

Kjo protestë që nuk po përkrahet as nga Lëvizja “Vetëvendosje”, sipas analistëve politikë po shihet si kyç në mbrojtjen e kauzave për Asociacionin dhe Demarkacionin, që kanë ngritur opozita e bashkuar, e cila u nda pas disa mosmarrëveshjeve muaj më parë.

Por, sipas përfaqësuesve të dy partive organizatore të protestës, AAK-së dhe “Nismës për Kosovën”, protesta do të jetë masive sepse, siç thonë ata, ka interesim të qytetarëve për të vazhduar kundërshtimin, jo vetëm për dy marrëveshjet, atë për Asociacionin dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe për tema tjera, siç janë: korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia, etj.

FIDANISHTJA

Sherifi: Protesta do të jetë masive

Sekretari i “Nismës për Kosovën”, Bilall Sherifi, është shprehur i bindur për gazetën “Zëri” se protesta e së shtunës do të jetë masive. Ai thotë se degët dhe nëndegët e “Nismës për Kosovën” janë mobilizuar për protestën, e cila do të mbahet më 14 maj, bashkë me AAK-në./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.