Mobi Casa

“Testi i maturës, nëse ka nevojë, do të ruhet edhe me ushtri”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Institucionet arsimore të Kosovës nuk janë të gatshme që të heqin dorë nga organizimi i testit të maturës, me gjithë parregullsitë që e kanë përcjellë atë prej vitesh. Përkundrazi, zyrtarë të lartë të këtyre institucioneve kanë thënë për gazetën se nëse është nevoja testin e maturës do ta ruajnë edhe me ushtri, por jo të heqin dorë nga ai.

“Ne do të tregojmë se shteti po funksionon dhe nëse është nevoja testin e maturës do ta ruajmë edhe më ushtri”, ka thënë për “Kohën Ditore” një zyrtar i lartë i Qeverisë, i cili ka preferuar të mbetet anonim.

UBT

Ndërsa ekspertë të arsimit vlerësojnë se parregullsitë që kanë përcjellë të dyja pjesët e testit të maturës, atë që është mbajtur para dy jave dhe atë të para një dite, e kanë gjenezën në shkollimin paraprak të maturantëve. Në të dyja pati kopjime, dhe këtë e pranojnë edhe vetë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit.