Uji Dea

Testi i maturës në Gjilan ka nisur nën përgatitjet e larta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i maturës për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur të kalojnë këtë test në afatin e parë.

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati-Haziri, ka thënë se në këtë afat të testimit kemi gjithsej 229 nxënës, që testimit do t`i nënshtrohen në lëndët, gjuhë shqipe, gjuhë angleze dhe matematikë dhe pjesa e dytë e testit do të mbahet më 31 gusht 2017 në lëndët profesionale.

Siç ka thënë ajo i gjithë organizimi është bërë në bashkëpunim dhe harmoni të plotë edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe pritet që nxënësit pjesëmarrës të jenë të suksesshëm dhe të kalojnë testimin për të vazhduar tutje në studime.

FIDANISHTJA

“Është një numër dukshëm më i vogël i atyre që kanë mbetur për këtë afat. Besojmë shumë që do të kenë rezultate dhe testin do ta kalojnë me sukses. Ne si drejtori, kemi bërë të gjitha përgatitjet që gjithçka të shkoj mirë. Jemi duke monitoruar të gjitha qendrat dhe deri në këtë moment gjithçka është në rregull”, ka thënë ajo, derisa ka uruar të gjithë nxënësit për suksese.

Ndërsa Mustafë Kadriu, nga departamenti i arsimit para universitar në MMASHT-i, ka thënë se Gjilani gjithnjë ka bërë përgatitje të duhura për të mbajtur testimin e maturantëve.

“Në Gjilan gjithçka është e organizuar shumë mirë. Kemi numër dukshëm më të vogël të nxënësve që kanë mbetur për këtë afat, por shpresojmë që me përkushtimin e tyre ata të arrijnë rezultate. Në gjithë Kosovën sot organizohet testi në 60 qendra të testimit”, ka thënë ai, duke potencuar se gjithçka është duke shkuar mirë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.