FITORJA

Testi i maturës në Gjilan është mbajtur nën përgatitjet më të larta

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Komunën e Gjilanit sot është mbajtur testi i maturës për 1535 maturantë që këtë vit i nënshtrohen testimit me shkrim.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Kadir Hysein, tha se Gjilani ka traditë shembullore të organizimit të testimit të nxënësve në të gjithë proceset edhe në testimin e arritshmërisë, por edhe në organizimin e testit të maturës gjithsesi.

“Në Gjilan gjithmonë testimi është mbajtur me përgatitjet e nivelit më të lartë të mundshëm dhe gjithçka ka shkuar mirë, në bazë të konfirmimit edhe nga komisionerët, menaxherët e qendrave dhe administruesve. Gjithçka është qetë dhe organizimi është në nivelin më të lartë të mundshëm. U shprehim urime maturantëve dhe suksese edhe në studime gjatë të ardhmes”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Hysein.

Drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, tha se në këtë afat të testimit janë bërë të gjitha përgatitjet me kohë dhe në nivelin më të mirë të mundshëm në bazë të protokollit që e parasheh organizimin e testimit dhe nuk ka asnjë vërejtje të evidentuar.

GRANDEMALL

“Uroj të gjithë nxënësit që testimin ta kalojnë pa stres dhe pa shqetesim sepse ky është proces i vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të tyre dhe njëkohësisht është pragu i vazhdimit të tyre drejt Universiteteve që njëkohësisht është orientim në karrierën e tyre profesionale. Në testim janë përpos nxënësve shqiptarë edhe nxënës të komunitetit turk, të cilët njëkohësisht janë duke iu nënshtruar testimit”, ka thënë drejtori Gagica.

Nga ana e sa, edhe Shpresa Hyseni nga Ministria e Arsimit, e ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për organizimin derisa ka bërë të ditur se gjithçka ka shkuar siç është më së miri dhe pa asnjë vërejtje.

Drejtori i gjimnazit “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, tha se duke ditur nivelin e përgatitjeve që nxënësit e Gjilanit kanë treguar vazhdimisht edhe këtë vit besojmë se sukseset në nivel të komunave Gjilani të jetë sa më lartë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.