UBT

Terziu: Seancat e Kuvendit kanë shënuar progres, Luta duhet të merret me problemet jetike të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shaban Terziu i cili monitoron seancat e Kuvendit si pjesë e shoqërisë civile thotë se Kuvendi ka shënuar progres në disa fusha, kurse ka porositur Lutfi Hazirin që të merret me problemet jetike të qytetarëve gjilanas. Luta po e harron Gjilanin dhe po merret më shumë me problemet e qendrës shprehet Terziu.

Shaban Terziu i cili monitoron seancat e Kuvendit thotë se Asambleja Komunale ka shënuar progres në disa fusha, por ende mbetet larg gjinia femërore e cila është shumë pasive, ka diskutime përmbajtësore, por Kuvendi duhet të merret me problemet jetike të qytetarëve siç janë uji, “Eko – higjiena”, dhe kompanitë publike.

Terziu thotë se shefat e grupeve duhet të jenë më aktiv, sepse po dominojnë interesat personale, ato grupore e partiake. “Vendi i varrezave është i papërshtatshëm, ai vend është për atraksion dhe turizëm dhe nuk është i përshtatshëm për varreza” shprehet Terziu.

Terziu e sheh si gjest të mirë lirimin e hapësirave tek shtëpia e mallrave, kurse tek emërtimi i rrugëve thotë se ka pasur mangësi.

UBT

Terziu thotë se është e habitshme se si për problemet e rëndësishme mungon interesimi qytetar dhe ai i shoqërisë civile

“Prioritet mbi prioritetet duhet të jetë mungesa e ujit të pijshëm. Luta po e harron Gjilanin dhe po merret më shumë me problemet e qendrës” u shpreh Terziu derisa për shërbimet publike thotë se nuk janë në nivel të kënaqshëm.

Terziu ndërkaq ka një vlerësim pozitiv për Arbër Ismajlin. “Arbëri është konstruktiv dhe dialogues dhe realisht prezenca e tij në seanca po e rritë sigurinë dhe efikasitetin e punimeve” u shpreh Terziu./rajonipress/