Mobi Casa

Terziu: Luta duhet t`i kthehet Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Shaban Terziu nga OJQ Lansdowne thotë për rajonipress se qeverisja e Lutfi Hazirit për këta gjashtë muaj ka përparësitë dhe mangësitë e saja. Luta përfundimisht duhet t`i kthehet Gjilanit dhe të dëshmohet në Gjilan sepse shumë kohë po shpenzon në Prishtinë.

Shaban Terziu nga shoqëria civile pjesë e OJQ Lansdowne duke vlerësuar punën 6 mujore të Lutfi Hazirit thotë për rajonipress se ndonëse nuk ka treguar ndonjë afinitet avancues, megjithatë Luta ka bërë disa përmirësime që lidhen me dietën buxhetore dhe ka stopuar e ndaluar shpenzimet e pakontrolluara.

Terziu thotë se një çështje pozitive që ka arritur ta eliminojë Luta është edhe ndërprerja e benificioneve për ish kryetarët e komunave, propozim ky që është përkrahur nga shoqëria civile. “Edhe dieta buxhetore e aplikuar nga qeverisja Haziri është e mirë dhe kjo po jep rezultate. Megjithatë ka mungesë të projekteve të mëdha sepse ende asnjë projekt nuk është nisur nën firmën e Lutfi Hazirit. Të gjitha projektet e deritanishme janë të ish qeverisjes Mustafa” tha Terziu.

Eco Higjiena

Terziu ndërkaq ka vërejtje rreth mos bashkëpunimit të duhur mes Lutfi Hazirit dhe OJQ. “Unë nuk po shoh ndonjë afrim apo bashkëpunim mes OJQ-ve dhe Lutës. Transparenca po mungon dhe nuk po marrin pjesë monitorues të OJQ-ve” shprehet Terziu.

Terziu ndërkaq ka një vërejtje më serioze sa i përket angazhimeve të Lutfi Hazirit në Prishtinë. “Luta duhet t`i kthehet Gjilanit sepse këtu e ka marrë votën dhe duhet të dëshmohet në qytetin e tij. Ai shumë po merret me problemet e LDK-së në Prishtinë dhe kjo është pengesë dhe e dëmton karrierën e tij” tha Terziu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.