Terziu: Kryeministër tregohu që jeni në shërbim të qytetarëve e jo të partisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se Isa Mustafa po vije në Gjilan vetëm për dekor derisa po harron premtimet e mëdha dhe projektet urgjente që ka nevojë ky qytet. “Fatkeqësisht Gjilani dhe Anamorava sërish mbeten rajoni më i pazhvilluar dhe më i izoluar. S`ka projekte, s`ka investime serioze. Ende po merremi me Mirushën dhe ende duhet të presim nëse do të fillojë ndonjë rrugë apo autostradë që dyshojë shumë se mund të ndodhë” tha Terziu.

Terziu thotë se kryeministri duhet të largohet nga agjendat dhe ndikimet partiake. “Edhe herën e fundit kur erdhi në Gjilan takoj dosllar e militant të LDK-së, por nuk foli e as që pranojë të flas me shoqërinë civile. E vetmja deri tashti që ka dhënë shembull për të komunikuar me qytetarët ishte Atifete Jahjaga e cila edhe pse nuk ka kaluar mirë megjithatë i ka dëgjuar hallet e qytetarëve” shprehet Terziu.

Mobi Casa

Terziu tha se kryeministri duhet të dëshmojë se është në shërbim të qytetarëve e jo të partisë.”Anamorava dhe Gjilani presin shumë nga Isa Mustafa. Ne ende po merremi me Mirushën i cili projekt ende nuk ka përfunduar. Dhe ende nuk kemi ndonjë projekt serioz që pritet ta përkrah Qeveria” u shpreh Terziu./rajonipress/