ARKATANA

Terroristi Lavdrim Muhaxheri ka shfrytëzuar veturat e Fatos Rizvanollit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gazeta “Zëri” mëson për rrjetin e të dyshuarve kosovarë që financonin “Shtetin Islamik”. Fatos Rizvanolli, i arrestuar ditë më parë nga Policia, kishte lidhje të ngushta me xhihadistët dhe “liderët” shqiptarë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak, ai ishte në shërbim me financa për rekrutuesit e të rinjve në ISIS.

I deklaruar si banues me qira në një banesë në Prishtinë dhe ndërkohë po zhvillonte biznese jo të vogla në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Para disa viteve ishte shitës i hamburgerëve “hallall” prapa Teatrit Kombëtar e tash një kohë të gjatë është pronar i disa autolarjeve dhe biznesit për dhënien e veturave me qira nëpër Prishtinë. Por, njëkohësisht, mik i ngushtë i udhëheqësve të grupeve radikale fetare në Kosovë dhe rekrutuesve për në “Shtetin Islamik” (ISIS).

ARKATANA

Fatos Rizvanolli, i arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, i dyshuar për financimin e rrjetit të “Shtetit Islamik” nga Kosova dhe lidhjet e tij të ngushta me xhihadistët dhe rekrutuesit kryesorë në Kosovë, mësohet të ketë qenë që nga fillimi shumë i afërt me “liderët” shqiptarë të grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

Gazeta “Zëri” mëson detajet e aktiviteteve dhe të lidhjeve të Rizvanollit me grupet terroriste, i cili për vite me radhë kishte kamufluar aktivitetin e tij me bizneset e veturave. “Njëri nga 10 terroristët më të kërkuar në botë, Lavdrim Muhaxheri, sa ka qenë në Kosovë ka shfrytëzuar veturat e Rizvanollit dhe është mik i mirë i tij”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.