Terroristët vehabist – luftëtarë të paligjshëm të luftërave të huaja
Nga Skender Jashari – Kjo është fatmirësia në fatkeqësinë time, që gjatë qëndrimit të padrejtë në burgjet e Kosovës, si në QKD, QPL dhe QPGj, të mirë informohem për shumë dukuri. Duke qenë i përkushtuar thellësisht edhe para se të burgosesha nga Eulex-i, si pjesë të Grupit Lëvizja e Lirisë ( Grupi i Dobrosinit i njohur nga mediet), në studimin e dukurive të terrorizmit vehabist (islamik siç e quajnë Serbia dhe vetë vehabistët). Asnjë Shqiptarë i besimit islam dhe asnjë besimtarë i sinqertë i sektit Vehabi, s’duhet të preket, a të ndjehet i cenuar në integritetin e tij fetar.
Në burgje të sipërdhëna, isha nga 16.10.2012, deri më 31.05.2016, që përfshinë tërë periudhën e dukurisë që shpërtheu nga viti 2013, e që u zvogëlua në maksimum në mes vitin 2015, kështu që pata mundësinë në imtësi ta studioja dukurinë e tillë, e nga ajo të bëja një punim të detajuar të kësaj dukurie.
Fillimisht, një pjesë e mirë e institucioneve tona, si Policia e Kosovës, Prokuroria kanë qenë plotësisht në dijeni të veprimtarive të tilla kriminale. Agjencia kosovare e inteligjencës po ashtu kam siguri të them që ka poseduar informata. Janë disa raste të sulmeve terroriste kundër “qafirëve”, që kanë ndodhur para vitit 2013, në Kosovë. Me “qafirë” kupto shqiptarët të cilët kanë emra a mbiemra islam, por që janë realisht të krishterë ( të njohur si laraman, kriptokatolik etj), sepse me a pa vetëdije ( e tyre) po këta shqiptarë kanë implikime në politikën ndërkombëtare ( duke rrëzuar mitin e Serbisë që Shqiptarët janë terrorist islamik), e nuk cilësohen si “qafirë” ata të feve tjera!
Kjo tregon lidhjen e shërbimeve sekrete të Serbisë në lidhje me këto akte terroriste vehabiste! Të gjitha këto institucione, e veçmas dy të parat, kanë patur urdhër politik, që mos të luftohet dukuria e tillë në fillet e saj, që “bota mos të na identifikoj si vend që mund të rrezikohet nga terrorizmi islamik (vehabist- shtim i imi)”. Derisa dukuria nuk u luftua në fillim, kjo tregon se sa energji, angazhim, financim do të kërkohet më tepër tani për t’u ballafaquar me të, se sa ishte dashur në fillim. Institucionet tona ( vendore) dhe ato të EULEX-it ( përfshi këtu edhe UNMIK-un), mbajnë përgjegjësinë për këtë lejim të zhvillimit të ekstremizmit vehabist.
Arrestimet e terroristëve vehabist, gjatë vitit 2013 deri 2015, është me shumë mangësi, i vonuar dhe jo aq profesional. Që policia gjatë bastisjes në së paku dy raste nuk ka konfiskuar provat fajësuese, e ca raste më të shumta, lekët e fituar si ekstremist a terrorist vehabist në Siri a Irak, po ashtu nuk ua ka konfiskuar ngaqë ka patur lidhje me të dyshuarin. Policët e caktuar, e ca prokurorë kanë shprehur qartazi mbrojtje ndaj këtyre terroristëve vehabi.
Mbi 95% e këtyre të arrestuarve, kanë thënë diç tjetër para hetuesisë dhe krejt tjetër flasin brenda Institucioneve Korrektuese. Po ashtu të gjithë të paraburgosur për terrorizëm vehabist, që janë mbajtur në QKD, QPL dhe QPGJ janë paguar, nga organizata a shoqata “humanitare” dhe njerëz të caktuar, nga organizatat terroriste në Siri, Irak. Madje këta terrorist vehabist të paraburgosur dhe të burgosur, si edhe ata të burgosur para 2012 ( terrorist vehabist, edhe pse për të tillë vepër jo të dënuar të gjithë, por për vepra të tjera kriminale), asnjëherë nuk u lanë pa lekë në xhirollogari të tyre, për t’i shpenzuar për kantinë, e që këto mjete deponoheshin nga “shokë” drejtpërdrejt në banka të Kosovës, apo edhe këta “shokë” duke ua dorëzuar familjarëve të këtyre të burgosurve.
Institucionet e sigurisë së Kosovës asnjëherë nuk hetuan rastet e tilla! Terrorist vehabist, që të kenë luftuar për ide fetare, e që mos të jenë paguar bindshëm them S’KA!, por se nuk e thonë të vërtetën publikisht ( ndryshe flasin në privatësi). Asnjëri nga këta terrorist vehabist ( në QPL, QPGJ dhe QKD), nuk ka qenë pjesë e ndonjë Lufte Çlirimtare Shqiptare, shumica e tyre nuk janë me ide moderne, por qëndrojnë në ide mesjetare ( që identifikohen me fe dhe jo me komb), kanë mendim shumë pozitiv për Serbinë ( hapur e lavdërojnë që Serbia nuk ua cenon shokëve të tyre fenë), e që po ashtu shumica e tyre kanë lidhje të ndryshme me shqipfolës sidomos nga Lugina e Preshevës, Boshnjak a Musliman serbë ( agjentë të shërbimeve sekrete të Serbisë), e që kanë bë vizita në Serbi, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni etj.
Shumica kanë kushte të rënda ekonomike, nuk kanë patur vende pune ( ata që kanë patur kanë qenë më shumë si rekrutues, ndihmues a lehtësues- logjistikë e grupeve terroriste), e të pakët kanë kushte më të mira, por priren për superfitime, krim të organizuar( në larje të parave të pista ). Gjendja shëndetësore e tyre mund të thuhet deri 70 % të tyre kanë sëmundje trupore ( apo ndonjë problem të kësaj natyre), ndërsa aspekti psikologjik duket edhe më i rënduar.
Këta terrorist vehabist të gjithë vijnë nga zona-regjione të caktuara, kryesisht kah kanë vepruar organizata a “imam” vehabi, e jo hoxhallarë shqiptarë. Të gjithë këta terrorist vehabist përmendin emra “imamësh” vehabi jo para institucioneve të drejtësisë, por në biseda në institucione korrektuese mes vete dhe me të tjerë të burgosur a paraburgosur.
Disa flasin edhe për poligone stërvitore për terrorist në Bosnje, Serbi, Maqedoni dhe në Kosovë po ashtu, disa i referohen edhe si ekskursione, të cilat i kanë bë! Shumica e tyre janë të gatshëm për përsëritje të veprës penale, sidomos kundër qytetarëve të Kosovës, sidomos me akte terroriste distancionale ( minime), për t’iu shmangur kapjes nga policia ( janë profesionalizu!). Interesohen një pjesë e tyre për t’u profesionalizu në përdorim mjeteve eksplozive artizanale, edhe gjatë qëndrimit të institucionet korrektuese. Prokuroria dhe hetuesit, i kërkojnë pranim fajësie, duke i premtuar edhe dënime minimale, ashtu që ca prej tyre “pendohen” për ta mashtruar gjykatën, e që realisht po të shikohet dënimi i tyre është absurd, pos një “imami” që dënohet me 10 vite. Nuk u arrestuan më përpara( shumica e tyre ishin pjesë të Grupeve Xhihadiste në Kosovë!)- ishte urdhri politik, arrestimi u bë me urdhër politik( duke bë më shumë spektakël politik duke u paraqitur kinse luftohet kjo dukuri, e duke sakatuar drejtësinë duke mos mbledhë prova të duhura !) si dhe u dënuan nga gjykata me dënime politike( sepse asnjë rast dënime më minimaliste s’mund të arsyetohen-duke u pajtuar me kriminelin që edhe ai ta pranojë një dënim qesharak!).
Sistemi i drejtësisë prodhoi terrorist profesionist vehabist.
Terroristët vehabist nuk kryen akte të rënda terroriste në Trojet tona, vetëm për faktin që Kosova ka 2 milion banorë, të gjithë e dijmë se ende vlen kanuni i Lekë Dukagjinit, e që i sjellin pastaj problem familjes së tyre me gjakmarrje, sesa për institucionet shtetërore të drejtësisë nuk shqetësohen ( asnjë nuk e shpreh një shqetësim të tillë!). Po të analizohen rastet terroriste kundër “qafirëve”, shihet në çdo rast si pjesë e grupit operativ terrorist ishte së paku një i njohur ( person që e njeh, fqi a edhe familjarë i largët, krushqi etj) i viktimës. Aktet terroriste të drejtuara kundër “qafirëve” siç ndodhën e do ndodhin, por se mbetet detyrë dhe përgjegjësi që institucionet gjegjëse t’i parandalojnë, e që me siguri them që shumicën e këtyre rasteve para 2013, ka patur mundësi të parandalohen, apo së paku aktkryesit të arrestohen, e që asnjëra nuk është bë!


