Hidromorava

Territori i Komunës së Vitisë vendosët në karantinë – Haliti kërkon ndihmën urgjente prej nivelit qendror

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Pas konfirmimit të infektimitit të një qytetari vitias me virusin COVID-19, qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur mbrëmë që territori i Komunës së Vitisë të futet në karantinë duke mos lejuar hyrjet dhe daljet nga kjo komunë.

Megjithatë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar nga niveli qendror që sa më parë të ju dal në ndihmë kësaj komune me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Vitia nuk mund të ja dal e vetëm në këtë situatë. Ne paraprakisht kemi marrë masa në fshatin Stubëll, pasi që i infektuari me këtë virus është nga Stubëlla, por që ka ardhur në këtë fshat prej Italisë. Na duhet sa më parë ndihma nga niveli qendror që ka vendosur që gjithë territori i komunës së Vitisë të futet në karantinë. Sidomos kemi nevojë që niveli qendror të furnizon me mjete mbrojtëse personat që janë të angazhuar në menaxhimin e kësaj situate dhe atë me maska, dezinfektues, dorëza dhe të tjerë” u shpreh Haliti.

Ai tha se kjo ndihmë është e domosdoshme, por edhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi.

Ndërkaq në takimin që është mbajtur sot nga Komuna e Vitisë u potencua se dje është bërë dezinfektimi i institucioneve shëndetësore dhe se ky dezinfektim do të vazhdon edhe sot me prioritet të veçantë në fshatin Stubëll ku pritet të bëhet dezinfektimit i shkollës, kishës, shtëpisë së personit të infektuar por edhe në vendet publike.

Mobi Casa

Haliti kërkon nga niveli qendror që të gjej mundësitë të mbështetjes me staf mjekësor pasi që një pjesë e madhe e stafit mjekësor të Vitisë është në karantinë pasi që kanë kontrolluar personin që tashme ka dalur i infektuar me këtë virus

“Futja në karantinë e krejt komunës është e gabuar dhe është dashur të izolohet vetëm vatra e krizës, ku kemi pasur të infektuar me këtë virus. Fatkeqësisht ka munguar komunikimi nga niveli qendror me komunën e Vitisë” theksoj Haliti.

Gjithashtu Komuna e Vitisë, njofton të gjithë qytetarët se nëse kanë dyshime që janë prekur nga ky virus të mos vizitojnë menjëherë mjekun por të telefonojnë në këtë numër 038 200 80 800.

Poashtu kjo komunë kërkon nga qytetarët e saj që të ju përmbahen udhëzimeve të marrë nga niveli qendror dhe të ju shmangen lëvizjeve të panevojshme./rajonipress/