Fundamenti

“Terre des Hommes” do të jetë partneri i ri i Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, respektivisht Qendra për Punë Sociale në Kamenicë së shpejti do ta ketë mbështetjen e organizatës “Terre des Hommes” me seli në Zvicër, në kuadër të projektit të saj në Kosovë. Kjo u bë e ditur në një takim prezantues të nënkryetarit Fatmir Matoshi me përfaqësuesin e kësaj organizate në Kosovë Naim Bilalli.

“Terre des Hommes”, delegacioni në Kosovë punon në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë që nga viti 2000. Qëllimi kryesor është që të përkrahen institucionet qendrore dhe komunale në krijimin e një Rrjeti të Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve. Në këtë drejtim janë zhvilluar mekanizmat institucional për parandalim, detektim dhe referim të fëmijëve në rrezik dhe viktimave të neglizhimit, abuzimit, shfrytëzimit dhe trafikimit, në konflikt me ligjin, duke ju dhënë mbështetjen e nevojshme.

“Terre des Hommes” ka themeluar në 12 komuna Tryeza për Menaxhim të Rasteve (Task Forca) ku rolin kyç për koordinimin e punës me aktere të tjerë e kanë Qendrat për punë sociale.” ka thënë Naim Bilalli nga kjo organizatë.

Eco Higjiena

Nënkryetari Matoshi e ka vlerësuar lart përzgjedhjen që i është bërë Komunës së Kamenicës për t`u mbështetur QPS-ja në trajtimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të fëmijëve. Projekti synon të themelojë një grup punues i cili do të udhëhiqet nga një zyrtar i QPS-së, koordinatorja për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, disa njësite të policisë, përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesi i DKA-së, Përfaqësuesi i Drejtorisë së shërbimeve sociale dhe shëndetësisë, OJQ-të lokale,psikolog, pedagog, dhe organizma të tjerë.

Matoshi ka thënë se marrëveshja e bashkëpunimit pritet të nënshkruhet gjatë këtij muaji, ndërsa nga “Terre des Hommes” përveç mbështetjes profesionale pritet edhe mbështetje materiale për raste të veçanta të fëmijëve me vështirësi ekonomike e familjare. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.