“Terre des hommes” dhe Komuna e Vitisë të përkushtuar në mbrojtjen e fëmijëve
Viti – Një delegacioni organizatës “Terre des hommes” i kryesuar nga Alketa Lasku është pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar lidhur me modelin e tryezës për menaxhimin e rasteve e cila si qëllim kryesor ka mbrojtjen e fëmijëve.
Po ashtu është folur edhe për grupet këshilluese të komunitetit, grup ky vullnetar i cili do të jetë i përkushtuar dhe do luaj një rol aktiv në mbrojtjen e fëmijëve dhe respektimin e të drejtave të tyre në komunitet./rajonipress/


