RCCOLA

Terpeza bastion i LDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Mbrëmë në orët e mbrëmjes kryetari i ardhshëm i Vitisë , Sokol Haliti qëndroi ne fshatin Terpezë, ku u prit si lider i vërtetë.

Ai u zotua që të gjitha kërkesat e banorëve të fshatit Terpezë, që janë të shkruara në planin e tij katër vjeçar do të realizohen.

Ai edhe këtu si në çdo lokalitet ku qëndroi gjatë kësaj fushate, premtoi se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, e jo i grupeve dhe klaneve partiake.

Në fjalën e saj Vjollca Kadolli-Halili, kandidate për Asamblenë Komunale të Vitisë, u falënderua për besimin e dhënë nga qytetarët e fshatit Terpezë, për përkrahjen e dhënë në zgjedhjet e kaluara.

Fundamenti

“Unë isha zëri i juaj në Kuvendin Komunal. Gjithnjë do të jem këmbëngulëse në kërkesat e juaja”tha Kadolli – Halili.

Ajo ftoi qytetarët që të votojnë Sokol Halitin për kryetar dhe numrin 78.

Sokol Haliti mbajti takime të shumta edhe në shumë lokalitete si në Ballancë, Zhiti, Verban, Sllatine të epërme, Sadovinë të Jerlive, Devajë, dhe dy takime në lagjet e Vitisë dhe në Radivojcë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Viti./rajonipress/