Uji Dea

Tërnoc: Qenët endacak e bëjnë për spital një 70 vjeçar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komuna e Bujanocit është bërë stacion e mauneve të cilat vazhdimisht janë duke zbarkuar qenë endacakë të cilët po i sjellin nga qytetet e tjera të Sërbisë.

Qytetarët shpesh kanë hasur në mjete transporti me targa nga qytetet e tjera të cilat kanë zbarkuar qenë endacakë në periferi të qytetit dhe vendbanime të komunës. Mjetet që janë parë nga qytetarët e kanë qenë më shumë me targa të Leskocit dhe Nishit të cilat kanë sjellur qenë endacakë dhe i kanë lëshuar nëpër rrugë.

Sulmet nga qenët endacakë nuk kanë qenë edhe të paktë, por për fat të mirë ata nuk kanë kaluar me fatalitet, por që lëndime serioze trupore kanë pësuar qytetarët. Ditën e hënë më 22 shkurt, në fshatin Tërrnoc të Bujanocoit është sulmuar një përson nga qenët endacakë i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Uji Dea

Incidenti ka ardhur kur M.I rreth 70-tave ishte nisur për të shkuar me traktor në fushë dhe gjatë rrugës në të dalë të fshatit, gjegjësisht te vendi i njohur si “Rruga e Vranjës” qenët e kanë sulmuar duke vozitur traktorin dhe i kanë shkaktuar lendime serioze, i cili fal kalimtarëve të rastit të cilët e kishin dëgjuar duke bërtitur i ka shpëtuar më të keqës, por që iu është dashur të shkojë në spitalin e Vranjës për të marrë ndihmën mjekësore, por fal mjekëve ai është jasht rrezikut.

Qytetarët thonë se, qenët janë shum agresiv, sidomos ata që po i sjellin nga qytetet e tjera, ata qenë janë pa ushqim dhe mund të sulmojnë këdo që i del përpara.

Vlenë të theksohet se kafshimi nga qenët endacakë mund të jetë me fatalitet, ngase ata qenë nuk janë fare të vaksinuar dhe mund të infektojnë me sëmundje të ndryshme. /presheva.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.