Eko Higjiena

Tërnoc: 21 vjeçari sulmohet me armë zjarri

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në hyrje të fshatit Tërnoc nga drejtimi i fshatit Turi, në makinën e tij është sulmuar SH.H. nga ky vendbanim.

Sipas dëshmitarëve okular ngjarja ka ndodhur para mesnatës, në momentin që SH.H. (emri i njohur për redaksinë) po hynte në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit dhe ishte drejtuar për në shtëpinë e tij në këtë fshat.

Burimi i Portalit Informativ Titulli thotë se në momentin që viktima po udhëtonte është shtënë në drejtim të tij me armë të kalibrit të vogël nga persona të panjohur.

Mobi Casa

Policia nga stacioni policor në Bujanoc sot kanë dalë në vendngjarja ku kanë bërë edhe vëzhgimin e terrenit.

Për fat të mirë SH.H. (21) nuk është qëlluar nga plumbat, ndërsa i njëjti është marrë në pyetje edhe nga policia.

Në momentin e këtij sulmi i riu tërnocas po ngiste makinën VW Golf 2. Portali Informtativ Titulli ka arritur të sigurojë edhe fotografitë nga vendi i ngjarjes gjatë vëzhgimit që sot bëri policia./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.