ARKATANA

Tërnava uron besimtarët mysliman për muajin e Ramazanit, teravitë dhe iftaret të bëhen në shtëpi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa ka bërë të ditur se sivjet për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 nuk do të bëhet falja e teravive në xhami.

Tërnava po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve që me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, iftaret të kryhen në shtëpi dhe të mos ketë vizita.

“Veprimi i parë i besimtarëve mysliman se po nisin muajin e shenjtë të Ramazanit është falja e teravive, e që fatkeqësisht sivjet jemi të privuar përkohësisht që ky ibadet të kryhet bashkërisht në xhamitë tona… Për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë t’i shmangim edhe vizitat e iftarit te njeri-tjetri dhe ibadete e iftaret të bëhen nëpër shtëpitë tuaja”, tha ai, raporton Telegrafi.

Eco Higjiena

Myftiu i Kosovës tha se Ramazani po niset në këtë gjendje me shpresë te Zoti se fundi i tij do të na gjejë në gjendje normale.

Tërnava tha se agjërimi i muajit të Ramazanit është njëra prej pesë shtyllave të fesë Islame, është muaj i faljes, mëshirës, solidaritetit, lutjes, pendimit e sakrificës.

“Gjatë këtij muaji t’i shtojmë veprat e mira, të jemi më solidar e human krahas muajve tjerë”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.