FIDANISHTJA

Tërnava: Në festën e Fitër Bajramit të përhapim ndjenjën e dashurisë dhe vëllazërisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava iu është drejtuar të besimtarëve mysliman me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajramit.

Tërnava ka ftuar të gjithë që në ditën e kësaj feste të përhapin sa më shumë ndjenjën e dashurisë dhe të vëllazërisë.

“Sot përfundon muaji i Ramazanit dhe nesër në vendin tonë si gjithkund në botë festojmë ditën e Fitër Bajramit. Në emër të Bashkësisë Islame përgëzojë gjithë besimtarët për këtë festë të veçantë”, ka thënë Tërnava, transmeton Klan Kosova.

“Lusim zotin që të na e ketë pranuar agjërimin, ibadetet dhe punët e mira që kemi bërë”, ka shtuar ai.

United Hospital

“Festa e Fitër Bajramit vjen pas një sakrifice të madhe prandaj besimtarët festojnë sepse janë të bindur në shpërblimin e të madhit zot”.

Festa e Fitër Bajramit, sipas Tërnavës e rikthen njeriun te krijuesi i gjithësisë, e bënë më të ndjeshëm më human e solidar, e udhëzon dhe e fisnikëron, e largon nga punët e liga, smira e egoizmi.

“Në familjet tona të përhapin ndjenjën e dashurisë dhe vëllazërisë”, ka thënë myftiu Tërnava.

“Ju ftoj që sa më shumë të kujtoni krijuesin dhe të adhuroni vetëm atë. Ndihmoni jetimët dhe skanmonmrët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmën tuaj”, ka përfunduar myftiu Tërnava.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.