GRANDEMALL

Tërnava i quan sindrom shkatërrues ekstremistët

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Bashkësia Islame e Kosovës zotohet se do të luftojë kundër çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi apo çdo grupi tjetër që mund t’i shkaktojë dëme shtetit, sigurisë sonë apo fesë. Kështu ka deklaruar Myftiu Naim Tërnava në ditën e Fitër Bajramit, teksa sipas tij, të gjithë duhet punuar që ta ruajnë vendin nga, siç e ka quajtur ai, sindromi shkatërrues dhe i brishtë.

Tërnava ka ftuar të gjithë imamët dhe gjithë popullin të jenë sy hapur që të mos u krijohet hapësirë e mundësi grupeve ekstreme, radikale të veprojnë në vendin tonë.

Madje Tërnava tha se BIK-u është i përkushtuar që ti mbrojë vlerat e islamit dhe se nuk do të zmbrapsen, nga siç tha ai, presioneve që mund t’i ketë.

Kujtoi se Kurani e bën myslimanin përgjegjës për trajtimin e njerëzve, qofshin ata mysliman apo jo, në mënyrë të ndershme me mirësjellje e drejtësi, për të parandaluar përhapjen e mizorisë, anarkisë dhe terrorit, të cilat direkt godasin sigurinë, qetësinë dhe paqen në mesin e njerëzve.

“Në kuran thuhet se Allahu nuk e do çrregullimin. Islami është i pastër nga të gjitha këto akte që prodhojnë vetëm dhunë e pasiguri. Asgjë nuk ka feja islame të përbashkët me këto akte të dhunës, të cilat po ndodhin në shumë vende të botës. Luftërat e shumta dhe të pakuptimta të cilat sot po zhvillohen në emër të fesë, të cilat po sjellin vetëm pasiguri vrasje terror, masakra dhe dhunime, nuk kanë asgjë të përbashkët me porositë hyjnore të të madhit zot. Të gjitha këto janë krime, të cilat nuk përkojnë me natyrën e të qenit njeri. Por megjithatë ndodhin nga vet njeriu i çfarëdo besimi qoftë ai. Vrasja e njeriut është një prej akteve më mizore që bën njeriu. Historia njerëzore është fatkeqësisht plot me akte të tilla”, tha Myftiu Twrnava,transmeton KP.

Eco Higjiena

Përmendi disa raste që kanë ndodhur gjatë muajit Ramazan, si vrasje, tortura, krime e masakra në shumë vende të botës, e siç tha ai, në veçanti në vendet islame.

Tërnava tha se po derdhet gjak në emër të fesë, por që vlerëson se kjo është kundër parimeve të fesë islame.

Islami sipas tij, është kundër dhunës vrasjeve të njerëzve të pafajshme dhe torturave të ndryshme, të cilat po ndodhin në vend të ndryshme.

“Ne jemi kundër çdo dhune pavarësisht ku ajo ndodh. Pavarësisht çfarë besimi i takon ai që e kryen. Duhet ta ruajmë vendin tonë nga ky sindrom shkatërrues dhe i brishtë i cili synon destabilizim , përçarje, mostolerancë, gjakderdhje e krime të natyrave të ndryshme. Interesat e individëve, grupeve apo kujtdo qofshin ato, duhet edhe ne ti ngrisim zërin e arsyes se nuk do të tolerojmë me asnjë çmim destabilizimin e vendit tonë përmes këtyre akteve në emër të fesë. Unë i ftoj të gjithë imamët, gjithë popullin të jemi syçelë dhe të mos iu krijojmë hapësirë e mundësi grupeve ekstreme, radikale të veprojnë në vendin tonë. BIK me tërë forcën e saj do të luftojë çdo lloj ekstremizmi, radikalizmi, i çfarëdo ngjyre çoftë ai i cili shkon në dëm të shtetit tonë sigurisë së vendit tonë dhe fesë sonë. BIK është e përkushtuar që ti mbrojë vlerat e islamit dhe nuk do të zmbrapset pavarësisht presioneve që mund ti ketë nga qarqet e ndryshme”, ka thënë Tërnava në Hydben e Fitër Bajramit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.