HW

Tërnava fton të gjithë të mos braktisin Kosovën, kërkon unitet politik

/ 2 minuta lexim
HW

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava u ka bërë thirrje të gjithëve që të mos braktisin Kosovën, të mos migrojnë, ndërkohë bënë thirrje për unitet, edhe politik, që të krijohen vende punë dhe siguri e mirëqenie për të gjithë.

Në Hytben e Fitër – Bajramit, Tërnava ka thënë se të gjithë krenohen me vendin e tyre, se atdheu meriton sakrificën dhe se ai që i bënë keq vatanit nuk e di çka është vdekja.

Hidromorava

Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike duhet të luftohet dhe duhet që të gjithë të angazhohen për të mirën e vendit, që është edhe amaneti i atyre që janë dëshmorë.

“Të mos e lëmë, të mos largohemi, të mos migrojmë, por të punojmë për ditë më të mira të atdheut tonë. Fjalët e mia do të doja të dëgjohen si thirrje për të gjithë ne, për popull e Qeveri, të reflektojmë në të mirën dhe për të mirën e atdheut, tu krijohen mundësi të reja për punësim rinisë tonë, në mënyrë që ata të mos e marrin botën në sy, që tek ne të rinjtë tanë të mos fitohet përshtypja se ky vend është i pa perspektivë e fatin e tyre për jetë më të mirë të mendojnë se mund ta gjejnë vetëm duke u larguar nga Kosova por edhe trojet tona tjera shqiptare”, tha ai./indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.