Mobi Casa

Termocentrali “Kosova e Re” nis më 2017

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Marrëveshja e arritur për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kompaninë amerikane “Contour Global” do të ketë kapacitet gjenerues prej 500 megavatesh, si dhe vlera e investimit do të jetë 1 miliard euro. Kështu ka deklaruar të premten Blerand Stavilevci, ministër i Zhvillimit Ekonomik. Ai ka bërë të ditur se edhe Komiteti Ndërministror për projektin energjetik “Kosova e Re” ka aprovuar statusin e ofertuesit kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e projektit “Kosova e Re”.

I pari i MZHE-së ka thënë se brenda 6 muajve pritet të bëhet përmbyllja financiare e këtij projekti, kurse ndërtimi pritet të fillojë nga fundi i vitit 2016 ose fillimi i vitit 2017, e i cili pritet të përfundojë brenda viteve 2021-2022. Ndërsa, arritjen e marrëveshjes në disa pika kontestuese me kompaninë amerikane ai e quajti sukses të Kosovës.

Mobi Casa

Sipas Stavilecit, projekti nuk do të ngarkojë asnjë cent buxhetin e Kosovës. Ministri Stavileci ka siguruar se çmimet do të jenë të përballueshme për konsumatorët dhe do të zgjidhet një herë e përgjithmonë furnizimi i rregullt energjetik./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.