Fundamenti

Tërmkolli: Po ta donte Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, Kurti nuk do të votonte nesër

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pas lajmit se kryeminsitri Albin Kurti, do të votojë nesër në Shqipëri, ka reagur anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Në Facebook ka shkruar se nëse Kurti i do shqiptarët dhe Shqipërinë, nesër nuk duhet të votojë.

Tërmkolli tha për Kurtin se edhe pse ky e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë.

Kjo për shkak se, sipas saj, Kurti si kryeministër i Kosovës nuk duhet mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër.

KKVITI

“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, po ta dojë Shqipërinë e shqiptarët më shumë se pushtetin, sado që e ka të drejtën e votës, nuk do të ishte mirë të marrë pjesë nesër në zgjedhjet e Shqipërisë”.

“Së pari, sepse si Kryeministër i Kosovës, shtet më vete, nuk po duket mirë të votojë në zgjedhjet e një shteti tjetër më vete, në Shqipëri.”

“Së dyti, situata atje edhe ashtu është mjaft e tensionuar dhe nuk na ka hije që në ç‘farëdo mënyre t’i shërbejmë tensionimit më të madh”.

“Së treti, që mund të jetë e para, kemi shumë punë për të bërë këtu. Njësoj do të vlente kjo edhe për politikanët tjerë të Kosovës që po kapardisen me fotografi nga Shqipëria”, ka shkruar Tërmkolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.