Tërmkolli: Kurti “as me sheher as me Barilevë”, e la Kosovën pa targa dhe pa miq

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe aktivistja politike, Melihate Tërmkolli ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, lidhur me vendimin për çështjen e targave.

Sipas saj vendimi i Kurtit e ka lënë Kosovën pa targa dhe pa miq. Ajo tutje ka shkruar se Kurti “as me shehër as me Barilevë”.

“Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Tërmkolli në Facebook.

Qeveria e Kosovës të premten ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në katër faza.

Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS- Republika e Kosovës.

“Duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit e pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Dhe pastaj, nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë. Pastaj më 21 prill nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS