Uji Dea

Tërmkolli: Isa Mustafa ka qenë kundër Rugovës, kurrë s’ka qenë LDK

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku partia së cilës ajo i takon, pësoi një rënie të konsiderueshme.

Ajo ka thënë se kjo rënie ka ndodhur për shkak se përbrenda vet LDK-së ka pasur një përpjekje të vazhdueshme që të zhbëhet ky subjekt politik.

“Edhe ata që nuk janë në LDK pak a shumë mund ta dinë – nuk është që veç ne që jemi në LDK, por kemi punuar shumë, kemi dhënë që ta bëjmë shtetin dhe natyrisht se secili ka mendimet e veta pse erdhi deri këtu dhe mendoj se ka faktorë të shumtë”.

“Nuk është pasojë e një ditë, e ka një histori pak më të gjatë që është shtresuar aq shumë saqë ka ardhur deri te ky rezultat. Gjithçka fillon në vitin 2006 kur LDK u nda në dysh, pastaj në vitin 2010 dihet çka ndodhi – u nda në mes si dhe tash me Vjosa Osmanin në një far mënyre gati u zhbë LDK”.

Sipas saj, krejt këto janë mësymje që kanë prapa vetes edhe qarqe të caktuara me mision për ta shkatërruar LDK-në.

“Është shume e dukshme për ta kuptuar sepse LDK është i vetmi subjekt politik në Kosovë që është ndërtuar mbi bazat më të shëndosha politike, është ndërtuar mbi bazën e interesit nacional dhe demokrat”.

“Prandaj ekzistojnë mësymjet në këtë botë që anon nga e majta. LDK e ka mbrojtur interesin nacional dhe si e tillë ka qenë objekt i sulmeve. Përpjekjet nga jashtë kanë qenë më të dukshme; ndërsa këto nga brenda është dashur kohë me e gjatë për të dalë në sipërfaqe”.

FIDANISHTJA

“Në këto 10 vjetët e fundit, në momentin kur ka filluar LDK të hyjë në koalicione me PDK-në dhe VV-në, kjo ka qenë një prej goditjeve më të mëdha që ka pësuar LDK sepse këta drejtues shkonin pas projekteve të tjerëve – nuk impononin projektin e LDK-së, por filluan të iu ngjasojnë të tjerëve”.

Tërmkolli ka shtuar se kur fillon të bëhesh si të tjerët, partia fillon të tkurret.

“Këta janë ata faktorët që e kanë sjellë LDK-në deri këtu. Ka qenë mision i plotë që LDK të shkatërrohet – e kanë sjellë pranë shkatërrimit, por nuk janë këto krejt nga jashtë, janë krijuar rrethana të tilla brenda vet LDK-së”.

Ajo ka theksuar se ka qenë shumë e habitshmë për të kur Isa Musfafa është zgjedhur kryetar i partisë më të vjetër në vend.

“Për mua ka qenë shumë e habitshme kur është bërë Mustafa kryetar, kam thënë se nuk bën sepse është një anti Rugovë i hapur – kurrë s’ka qenë LDK”, tha ajo në Klan.

“Një LDK ta durojë një kryetar 10 vjet që kurrë s’ka qenë LDK dhe një anti Rugovë, kjo është pak sa e habitshme”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.