United Hospital

“Terminatori Shqiptar” i jep fund beqarisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kampioni shqiptar i boksit profesionist në Zvicër, Arnold “The Cobra” Gjergjaj i ka dhënë fund beqarisë. Ai është Martuar me Martan, po ashtu nga Kosova.

GazetaPlus.net mëson dasma u mbajt të enjten dhe ishte një ceremoni private, me familjar dhe miq të afërt të boksierit dhe sipas traditave shqiptare. Kjo ceremoni u mbajt në një restorant në afërsi të Gjakovës, që është edhe vendlindja e tij.

Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa nga bashkëpunëtoret e “terminatorit Shqiptar”, si dhe trajneri i tij Angelo Gallina.

Uji Dea

Po ashtu në dasmë ishin edhe një ekip i televizionit publik zviceran SRF, të cilët xhiruan disa pjesë të saj, të cilat do të ia bashkojnë një filmi dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së Arnoldit.

Gjergjaj shumë pak ka folur dhe bërë publike jetën e tij personale, megjithatë ai kurrë nuk ka harruar të tregoj se është Shqiptar dhe se ndihet krenar për popullin dhe vendin e tij, ndërsa tashmë bashkëshorten e tij, Martan, ai na ka prezantuar disa javë më parë përmes një postimi në profilin tij në facebook.

Arnold “The Cobra” Gjergjaj deri më tani ka zhvilluar 25 meçe të boksit profesionist, të gjitha i ka fituar (19 me nokaut), dhe nuk njeh asnjë humbje, ndërsa tani përpara ka sfida tjera më të mëdha. /GazetaPlus.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.