ARKATANA

Tërmetet me epiqendër në Turqi, lëkundin edhe Luginën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Rreth orës 11:30 minuta në rajonin e Luginës së Preshevës dhe më gjerë sot është ndjerë një dridhje e tokës që sipas sizmologëve epiqendrën e kishte në Turqinë perëndimore.

Sipas Qendrës sizmologjike të Evropës dhe Mesdheut fuqia e tërmetit ishte 6.9 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm ishte në detin Egje, në kufirin mes Greqisë e Turqisë, në një thellësi prej 27 kilometrave. Ky termet që ka zgjatur për disa sekonda është ndierë edhe në Luginë, raporton Titulli.

Uji Dea

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo pasoja në njerëz.

Sipas Qendrës Sizmologjike të Evropës dhe Mesdheut, që nga mëngjesi në Turqi janë regjistruar disa tërmete, 3.1, 3.5, 4.6, 5.0 dhe i fundit 6.9 shkallë Rihter.

Të gjitha tërmetet epiqendrat e tyre i kishin në Perëndim të Turqisë./Titulli.com/