HW

Tërhiqet ministrja, ndryshohet Projektligji për Naftën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas kundërshtimeve të Shoqatës së Naftëtarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë ka vendosur që ta ndryshojë Projektligjin për Naftë.

Pas kundërshtimeve të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik dhe Shoqatës së Naftëtarëve se Projektligjin për Naftë, i prezantuar më parë, po krijon monopol, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, është tërhequr duke paralajmëruar ndryshimin e tij. Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë kanë thënë se ky projektligji pritet të ndryshohet në pikat kontestuese.

United Hospital

Vjollca Dibra, këshilltare për medie në Ministrinë e Tregtisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se Ministria e Tregtisë do të bëjë konsultime me palët relevante në Sektorin e Naftës dhe të Derivateve të Naftës, në mënyrë që të arrijnë konsensusin e duhur në mes sektorit privat dhe atij publik.

“Nga aspekti procedural, hapat janë të përcaktuar me legjislacionin përkatës. Nga aspekti i përmbajtjes së ligjit, MTI-ja do të bëjë konsultime me palët relevante në Sektorin e Naftës dhe Derivateve të Naftës, në mënyrë që të arrijmë konsensusin e duhur në mes sektorit privat dhe atij publik, në mënyrë që të sigurohemi që Ligji i ri për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme të avancojë si në përmirësimin e kontrollit të cilësisë së karburanteve, po ashtu edhe në përmirësimin e kushteve dhe ambientit të të berit biznes për operatorët ekonomikë”, ka thënë ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.