Tërhiqen investimet në industri e në bujqësi, rriten në patundshmëri
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë 11 muajve të parë të vitit që lamë pas 270.1 milionë euro ka arritur shuma e investimeve të huaja në vendin tonë. sipas këtyre të dhënave vetëm në sektorin e patundshmërisë janë investuar 170.8 milionë euro, derisa në industri e në bujqësi janë tërhequr investimet prej 6.4 milionë eurosh. shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Hiç më pak se 171 milionë euro investime të huaja gjatë njëmbëdhjetë muajve të parë të vitit që lamë pas janë investuar vetëm në sektorin e patundshmërisë në gjithë Kosovën.
LEXO EDHE: Për tre vjet 35 mijë kosovarë të kthyer nga Evropa
Edhe më tutje shuma të mëdha parash në emër të investimeve të huaja vazhdojnë të shpenzohen në sektorin e patundshmërisë, duke dhënë kështu një pasqyrë mashtruese sa i përket investimeve të huaja direkte në vendin tonë.


