Hidromorava

Tërheqje “taktike” nga shfuqizimi i Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët e PDK-së nuk dëshirojnë të flasin nëse ende qëndrojnë prapa iniciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, sidomos pas deklarimit të kreut të partisë Kadri Veseli se ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë nuk duhet të ndalet. “Nuk kam ndonjë informacion dhe nuk kemi pasur asnjë takim. I kam dhënë disa prononcime dhe s’dua ta riaktualizoj këtë punë”, ka thënë deputeti i këtij subjekti politik, Zenun Pajaziti, shkruan sot Gazeta ‘Zeri’.

Ndërsa bashkëpartiaku i këtij të fundit, deputeti Bekim Haxhiu, ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e gazetës “Zëri” rreth kësaj gjykate. Ai deklaroi se nuk dëshiron të prononcohet për këtë çështje. “Nuk dua të prononcohem”, ka thënë shkurt Haxhiu.

Njëjtë ka vepruar edhe deputeti tjetër i PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili me të kuptuar temën nuk ka dashur të flasë.

GRANDEMALL

Gazeta “Zëri” ka provuar të bisedojë edhe me deputetët Nait Hasanin, Nezir Çoçajn dhe Xhevahire Izmakun, por edhe këta të fundit kanë refuzuar të flasin, duke e mbyllur telefonin vazhdimisht, shkruan Zeri.

Derisa deputetët e PDK-së nuk deklarohen për këtë çështje, deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka ka deklaruar për “Zërin” se e ka tërhequr nënshkrimin nga nisma për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe ka thënë se kjo gjykatë nuk duhet të shfuqizohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.