Fundamenti

Tërheqja taktike e Thaçit nga krijimi i ushtrisë

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Shtatë marsi i vitit 2017 për pak sa nuk ishte kthyer në një ditë feste në Kosovë. Fotografi të shumta qenë shkrepur brenda në kabinetin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Aty po qëndronte kreu i shtetit i cili kishte shkuar enkas për t’ia dorëzuar kryeparlamentarit një dokument të rëndësishëm për shtetin.Në duar kishte Projektligjin i cili e parashihte shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ish- drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i “entuziazmuar” që e kishte sponzoruar një dokument të tillë, nuk ngurroi t’i fuste fjalët ngushtë, e që peshonin me karrierën e tij politike. Publikisht tha se nuk do ta priste pafundësisht Listën Serbe për ta marr pëlqimin e saj që krijimi i Ushtrisë të bëhej nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese dhe se do të jepte dorëheqje në rast se Kuvendi nuk do ta miratonte krijimin e Ushtrisë me ligj.“Nuk ka asnjë kthim mbrapa. Së paku nga ana e ime. Unë do t’i kryejë të gjitha obligimet e mia procedurale. Një legjislacion që nuk voton ushtrinë e vendit e tij, nuk e meriton të vazhdojë. Jam i bindur se edhe qytetarët nuk do ta lejojnë. Do ta çojnë në shtëpi. Për këtë jam i sigurt. E theksoj se dorëheqja ime hynë në fuqi në atë moment që ky Kuvend të mos e votojë. Hyn në fuqi momentin e mbarimit të atij mosvotimi”, deklaroi presidenti në një intervistë me televizionin publik të Kosovës.

Momenti kur presidenti Thaçi ia dorëzon Projektligjin për krijimin e Ushtrisë kryerparlamentarit Veseli
Pavarësisht mospajtimeve për mënyrën se si kishte zgjedhur Thaçi ta bënte Ushtrinë, Isa Mustafa, asokohe si shef i Qeverisë i doli hakut.

Ai i angazhoi tri ministri që t’i përpilonin memorandumet e duhura për Projektligjin për FSK-në, me qëllim që ky dokument të procedohej i kompletuar në Kuvend.Por rruga e këtij dokumenti u ndërpre atëherë kur gjithçka ishte gati.Pas fiks një muaji, më 7 prill, presidenti Thaçi e tërhoqi Projektligjin me arsyetimin se e donte që deputetëve serbë t’u jepej edhe “mundësia e fundit”, që të pranon transformimin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese.“Konsideroj se institucionet tona ende e kanë kohën e mjaftueshme që bashkërisht të bëjmë edhe një përpjekje të fundit që të sigurojmë përkrahjen e të gjitha komuniteteve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, qe shprehur ai.

Për këtë veprim mori nota pozitive nga SHBA dhe nga faktorë tjerë të jashtëm të cilët gjatë gjithë kohës kishin insistuar që Ushtria të formohet vetëm në koordinim me partnerët kyç dhe vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese.Kjo frazë e kishte përcjellë presidentin në çdo takim dhe vizitë të zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë.Rrjedhimisht, Ushtria nuk u bë as me ligj e as me Kushtetutë, shkruan AktivPress.

Qeveria Mustafa u rrëzua dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme. Kur në krye të ekzekutivit erdhi Ramush Haradinaj, u krijua një trinom “komandantësh” në krye të tri institucioneve qendrore të shtetit. Nuk vonojë shumë dhe Thaçi iu kthye temës së njëjtë duke deklaruar se transformimin e FSK-së nuk do të mund ta ndalte askush dhe se ky proces po shkon drejt fundit.“Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin kurrfarë kërcënimi për askënd. Qëllimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës sot, dhe i Forcave të Armatosura nesër, mbetet i njëjtë, pra fuqizimi i paqes e stabilitetit në rajon dhe ruajtja e sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit”, deklaroi ai, në fillim të muajit nëntor të vitit të kaluar.

Uji Dea

Së fundmi, ai është tërhequr në mënyrë taktike duke ia lënë barrën ish- komandantit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj që të merret me krijimin e Ushtrisë.

Qeveria e udhëhequr nga Haradinaj ka planifikuar që brenda muajit prill ta procedoj në Kuvend Projektligjin për FSK-në, pa kaluar ky dokument edhe njëherë nëpër duar të Thaçit.

Me Rregullore të Punës së Kuvendit, të gjitha nismat ligjore që nuk kanë arritur të përmbyllen gjatë mandatit të një qeverie, kthehen prapa te sponsoruesi.

Në rastin konkret, projektligji për FSK-në do duhej t’i kthehej presidentit. Por kjo nuk ka ndodhur.

Burime të AktivPress kanë thënë se kjo është bërë qëllimisht që Thaçi të mos sfidohet më me këtë dokument.“Edhe po s’u bë ushtria, Thaçi s’ka pse jep më dorëheqje”, ka thënë një zyrtar i lartë për gazetën.E duke mos pasur Ushtri, shkelet Kushtetuta pasi presidenti s’ka sesi të jetë Komandant i Forcave Supreme të Kosovë./AktivPress/