Eko Higjiena

Tërheqja nga Kuvendi afron datën e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Opozita me skenar të ri për rrëzimin e Qeverisë ‘Mustafa’. Presioni opozitar sërish nuk merret seriozisht nga koalicioni

“Nëse një precedent i tillë ndodh, atëherë me interpretimin më real logjik do ishte precedenti i parë në historinë shtetërore kur opozita e një shteti i ka dorëzuar të gjitha mandatet dhe kjo kuptohet që për 6 muaj shteti duhet të shkojë në zgjedhje për shkak të delegjitimimit të demokracisë dhe pluralizmit demokratik. Nëse vjen edhe ky moment, dorëzimi ose heqja dorë e opozitës së bashkuar nga të gjitha mandatet e fituara për deputetë, atëherë jo shumë larg duhet të merret vendimi për të shkuar në zgjedhje, sepse pa frymën opozitare nuk ka demokraci”, tha Blerim Burjani për “Kosova Sot”

Subjektet politike qeveritarë ne Kuvendin e Kosovës nuk janë duke e marrë seriozisht paralajmërimin e planit më të ri të opozitës së bashkuar, që si kundërpërgjigje ndaj koalicionin qeverisës PDK-LDK, që nuk po tërhiqet nga marrëveshjet e 25 gushtit të vitit të kaluar, as pas konstatimit të shkeljes së Kushtetutës për asociacionin, të veprohet me largim nga Kuvendi dhe heqja dorë nga të gjitha mandatet e saja për deputetë të fituara në zgjedhje.

United Hospital

Subjektet në pozitë e cilësojnë këtë veprim dhe presion jodemokratik të opozitës, e cila nuk është e gatshme të përfaqësojë në Kuvend interesat e elektoratit të vet, derisa opozita e thotë të kundërtën. Ekspertët e kësaj fushe shohin një thellim të ri të krizës me mundësi të shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja jo më vonë se brenda një periudhe 6-mujore.

Deputeti Bekim Haxhiu nga grupi parlamentar i PDK-së konsideron se ushtrimi i mandatit të deputetit të fituar në zgjedhje, apo heqja dorë nga ai mandat, qoftë si formë individuale apo organizim grupor politik, është çështje e vetë subjekteve politike opozitare që i kanë fituar ato mandate, përndryshe ai zotohet dhe është shumë i sigurt se me numrat që ka në dispozicion koalicioni qeverisës vendi nuk do të futet në krizë institucionale që po e dëshiron opozita, e aq më pak të imponohet me presion një proces i ri i zgjedhjeve të jashtëzakonshme./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.