FIDANISHTJA

Tërbimi nga kafshimi i tërbuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

​Nga Sali Bytyçi – Kjo shoqëri është e sëmurë jo pak. Prandaj, më shumë se për çdo gjë tjetër, ka nevojë për shërim. Në Kosovë ka ndodhur një luftë, pasojat e së cilës u ngjajnë pasojave që lë kafshimi i qenit të tërbuar!

Nga kafshimi i qenit të tërbuar, njeriu nuk e pëson vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht: prishet nga mendtë, tërbohet! Pra, plagët fizike të një kafshimi të tillë (në rastin konkret të luftës) janë të matshme, sepse ato mund të maten me të vrarët, të zhdukurit, të dhunuarat/it, të plagosurit; ndërkaq, plagët shpirtërore janë shumëfish më të mëdha, janë edhe të pamatshme!

Një kafshim i tillë, si ai që shkaktohet nga qeni i tërbuar, i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës nga Serbia. Përndryshe si të kuptohet tërbimi alogjik që e ka kapluar me të madhe një pjesë të popullit tonë, si dhe prirjet negative, nga më të ndryshmet, pas të cilave vrapojnë turmat e njerëzve tanë?!

ARKATANA

Numri i të prishurve mendsh në Kosovë, tani është shumëfish më i madh se numri i të gjithë të vrarëve, i të dhunuarve, të të plagosurve së bashku! Ndaj edhe gjykime e veprime mendjeprishura, mendjemarra e kanë përfshirë në të katër anët Kosovën!

Kjo shoqëri është e sëmurë jo pak. Prandaj, më shumë se për çdo gjë tjetër, ka nevojë për shërim.

(9 korrik 2015)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.