Mobi Casa

Teposhta ekonomike dërrmon Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tetë vjet pas pavarësisë, trendët negativë. Nën sundimin Mustafa-Thaçi zbehen shpresat për zhvillim.

Analistët thonë se tash kemi ardhur në situatën kur edhe më shumë po ashpërsohen problemet sociale, sepse njerëzit duan punë. Investimet mungojnë dhe ambienti biznesor është keqësuar. Me këtë qeverisje nuk ka rritje të shpejtë ekonomike, por vetëm degradim

HW

Ndonëse tashmë po bëhen 8 vjet që kur Kosova është shpallur shtet i pavarur, gjendja ekonomike vetëm është përkeqësuar. Deputeti opozitarë, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se koha e sundimit të Hashim Thaçit me shumë biznese të afërta me të do të mbahet mend si një kohë e një ekonomie me monopole në shumë fusha, si në homologim, terminale doganore dhe në shitjen e derivateve të naftës.

Ndërsa, sipas deputetit Lahi Brahimaj, koha e sundimit dhjetëvjeçar të Hashim Thaçit dhe në një vit së bashku edhe me Isa Mustafën veç tjerash do të mbahet mend edhe për faktin se kjo epokë e këtyre dy sundimtarëve e solli eksodin e mbi 130 mijë qytetarëve tanë që nga varfëria ia mësynë perëndimit, me shpresën se do të gjejnë kafshatën e bukës.”Sundimi i tyre për ekonominë e vendit ishte fatal, sepse e shtriu përtokë dhe e solli para falimentimit”, tha Brahimaj./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.