Eko Higjiena

“Tepër i mirë” – Trajneri i Southamptonit e lartëson Armando Brojën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri i Southampton, Ralph Hassenhutl, e ka lartësuar sulmuesin e vet shqiptar, Armando Broja, për paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren kundër West Hamit të dielën.

Southampton u rikthye te fitorja në Premierligë pas shtatë ndeshjeve pa fitore, falë suksesit 3:2 në fushën e West Ham, një sukses edhe nën shenjën e Armando Brojës, sulmuesit shqiptar që u bë protagonist duke fituar penalltinë që solli golin e epërsisë 2:1 të shenjtorëve përmes Ward-Prowse, ndërkohë që Broja ishte i magjishëm edhe në disa raste të tjera.

“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e Brojës pasi i njoh cilësitë e tij, është shumë i fortë dhe shumë i shpejtë me topin në këmbë. Nga ndeshja në ndeshje ai po vjen gjithnjë e më shumë në rritje”, tha Hassenfutl pas ndeshjes.

Ai shtoi: “Jam i lumtur për Armandon që fitoi penalltinë pasi nëse nuk do ta kishin penguar, ai do të shënonte”.

Hidromorava

Broja i ka shënuar katër gola dhe e ka dhënë një asist në 14 paraqitje në sezonin e tij debutues në Premierligë.

Ai ka shkëlqyer edhe në EFL Cup, duke i shënuar dy gola në po aq paraqitje për Southamptonin.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare është i huazuar te Southamptoni nga Chelsea deri në përfundim të këtij sezoni. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.