RCCOLA

Tepelenë: Gjahtari qëllon ujkun, vret shokun

/ 1 minutë lexim

Tepelenë – Tentoi të vrasë ujkun, por pa dashje vrau shokun. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës dhe dëshmive që mori për vrasjen e shtetasit Arben Bala në fshatin Martalloz të Tepelenës.

Mësohet se 4 shokë, gjahtarë nga Patosi kishin shkuar të gjuanin në malin e fshatit Martalloz. Por ndërsa ishin në kërkim të gjahut, në vendin e quajtur Likmet u ka dalë një ujk përpara. Ka qenë shtetasi Hajri Muço 46, vjeç, i cili qëlloi për të vrarë ujkun me çifte, por shënjestra del e gabuar pasi më pas u vërtetua se kishte qëlluar për vdekje shokun e tij, Arben Bala.

Mobi Casa

Pas ngjarjes, gjahtarët lajmëruan menjëherë policinë, e cila kreu kqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekspertizat e tjera. Bazuar dhe në dëshmitë e marra, u konkludua se vrasja ka qenë aksidentale. Gjithsesi efektivët blu kanë vënë në pranga Hajri Mucon, ndërsa kanë lënë të lirë 2 shokët e tjerë gjahtarë.