Eko Higjiena

Tenton të godas zyrtarët policor, prangoset i dyshuari gjilanas

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me automjetin e tij kombi ka tentuar të godas dy zyrtarët policor të cilët i kishin dhënë shenjë për tu ndalur për shkak se në automjet i dyshuari kishte pasur të ngarkuara mallra të ndryshme – kryesisht pije alkoolike të cilat dyshohej se ishin të kontrabanduara.

Gjatë ballafaqimit, njëri nga zyrtarët policor në vetëmbrojtje, ka përdorur mjetet zyrtare, por nuk janë shkaktuar lëndime apo dëme materiale.

Uji Dea

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti me mallra është dërguar në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Lidhur me rastin për procedura të mëtejme janë informuar institucionet kompetente njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/