Eko Higjiena

Tentojnë ta vrasin policin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është rrahur rëndë nga tre persona të panjohur në fshatin Dubovik të Deçanit. Pasi e rrahën tentuan edhe ta vrasin derisa po iknin nga shtëpia e viktimës ku kishin shkuar për të vjedhur. Policia e Kosovës menjëherë pasi është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet.

Për ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të së premtes është informuar menjëherë prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit është hapur rasti vrasje në tentativë. “Viktima pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se tre persona të dyshuar dhe të panjohur i ka vërejtur në oborrin e tij duke tentuar të vjedhin një gjenerator dhe një motosharrë. Të dyshuarit me te vërejtur policin e kanë sulmuar dhe e kanë goditur me mjete të forta, me ç’rast viktima ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në komunikatën për media të Policisë së Kosovës.

Eco Higjiena

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjatë largimit kanë shtënë dy herë me armë zjarri në drejtim të policit, por fatmirësisht nuk është qëlluar në të…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.