Mobi Casa

Tentoj të përfitojë rrejshëm, prangoset gjilanasi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me 08.10.2014 policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan e ka pranuar një informatë për një rast vjedhje e rëndë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar pronarin H. SH. (njëzet e dy vjeçar) në një shitore me pompa uji dhe pajisje tjera përcjellëse këtu në Gjilan.Hetuesit policor nga stacioni i Gjilanit pasi kanë kontrolluar të gjitha dokumentet e mallit, dhe nga veprimet hetimore kanë ardhë deri te dyshimi i bazuar se lajmërimi mundë të jetë i rrejshëm.

Sipas deklaratës së ankuesit në orët e vona të natës të dyshimtë të pa njohur me forcë e kanë hapur derën e shitores së tij nga ku kanë marrë pajisje furnizuese të ujit në një vlerë rreth njëmbëdhjetë mijë euro (11000 € ) tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Hetuesit policor nga stacioni i Gjilanit pasi kanë kontrolluar të gjitha dokumentet e mallit, dhe nga veprimet hetimore kanë ardhë deri te dyshimi i bazuar se lajmërimi mundë të jetë i rrejshëm.

Në vendin e ngjarjes janë thirr edhe inspektorët e administratës tatimore për verifikimin e vërtetësisë së dokumenteve.

FIDANISHTJA

Është thirr pronari H. Sh. tani në cilësinë e të dyshimtit dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës ku janë vërtetuar dyshimet për lajmërim të rrejshëm.

Besohet se motivet e lajmërimit të rrejshëm janë që ai më pastaj të përfitoj nga kompanitë e sigurimeve.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar rikualifikimin e rastit dhe tani ndaj të dyshuarit ngritet kallëzim penal “Lajmërim i rrejshëm”. Rasti dërgohet në Gjykatë tha Hashani./rajonipress/