Fundamenti

Tentoj ta privojë nga jeta, i caktohet masa e paraburgimit të pandehurit B.M.

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B.M.Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin S. A., të njëjtin ka tentuar të privoj nga jeta, duke gjuajtur me armë të zjarrit, me këtë rast i shkakton plagë në trup.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Uji Dea

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/