Uji Dea

Tentoi Kongresin,arrestohet shqiptari John Goci

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Anëtar i bordit në shkollën e Wayne- Westland dhe së fundi edhe kandidat për Kongresin, John Goci, me origjinë shqiptare është akuzuar të mërkurën se ka gënjyer agjentët federal në Shtete e Bashkuara.

Akuzat ndaj tij dolën pas hetimit të kredisë së një pronari të Fast Food-it të njohur, Bray’s Hamburger, Tomo Duhanaj.

Goci mund të përballet deri në 5 vjet heqje lirie nëse shpallet fajtor. Goci akuzohet nga drejtësia se ka gënjyer agjentët federalë në lidhje me një kredi të marrë nga shtetasi, Tomo Duhanaj, emigrant shqiptar i paligjshëm, i cili akuzohet gjithashtu si i implikuar në fajde.

Në mënyrë të veçantë, Goci akuzohet se gënjeu agjentët lidhur me interesat e kredisë që kishte marrë nga Duhanaj, duke u treguar atyre se interesi ishte 15%, kur në fakt nga hetimet ka rezultuar se ai paguante 45% interes.

Hetimet kanë treguar gjithashtu se Duhanaj jepte para në formë huaje për pjesëtarët e komuniteti shqiptar në SHBA me norma të larta interesi deri në 45%.

Mobi Casa

Goci kishte marrë një hua 30.000 $ nga Duhanaj, i cili përshkruhet si një ish-luftëtar i lirisë shqiptare. Një dëshmitar i tha hetuesit se kreditë janë shlyer për shkak të reputacionit të Duhanaj si vrasës dhe person i dhunshëm.

Duhanaj ka qene subjekt përgjimi nga FBI-ja, ndërsa janë zbuluar detaje të tjera lidhur me aktivitetin e fajdeve mes tij dhe Gocit.

John Goci, i cili mendohet të ketë marrë ndihmë financiare nga Duhanaj për fushatën, e humbi betejën e tij për në Kongres.

Ai ka shërbyer në bordin e shkollë Wayne- Westland që nga viti 2009. Zyrtarë të shkollës thanë se janë të alarmuar nga arrestimi i tij. Zyrtari i shkollës nuk pranoi të jepte detaje, duke thëne se nuk kishte dijeni për biznesin personal të Gocit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.