Mobi Casa

Tentim vrasje në Viti

/ 1 minutë lexim

Viti – Në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Viti është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur dhe ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull shqiptar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër mashkull shqiptar, ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati.

Mobi Casa

Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/