UBT

Tentim vrasje në Gjilan, rrahje masive në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë, të cilët për shkaqe ende të panjohura, njëri prej tyre kishte gjuajtur një herë në tokë me armë zjarri brenda në oborrin e shtëpisë së viktimës mashkull shqiptar.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë e fishekut, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një sëpatë, të cilën njëri prej të dyshuarve e kishte përdorur në rast.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Fundamenti

Edhe në Viti janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti. Si pasojë lëndime ka pësuar njëri nga të dyshuarit i cili është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan dhe është nën përkujdesje policore, po ashtu lëndime të lehta ka pësuar edhe një zyrtar policor.

Njëri nga të dyshuarit ka dëmtuar edhe veturën zyrtare të PK-së. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një shkop druri, që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/