Tentim vrasje në Gjilan, prangosen dy persona
Gjilan – Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan raportohet se nga të dyshuarit meshkuj shqiptar (babë e djalë) policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator dhe tre fishekë të kalibrit 7.65 mm të cilët dyshohet se kanë shtënë në drejtim të katër personave të panjohur të cilët kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së të dyshuarve dhe kishin kërkuar çelësat e shtëpisë njoftoj policia e Kosovës.
Personat kanë braktisur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Vetura e dyshuar është konfiskuar nga ana e policisë ndërsa gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar edhe një antiplumb, një palë dylbi dhe një shkop druri.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./rajonipress/


